
Angli – Tre shtetas shqiptarë dhe një grua britanike janë arrestuar nga autoritetet britanike, nën akuzën për një seri vjedhjesh të organizuara në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, me një vlerë të përgjithshme që tejkalon 1 milion paund.
Të arrestuarit janë identifikuar si:
Endrit Nikolli, 27 vjeç
Kristian Gropcaj, 30 vjeç
George Pepa, 30 vjeç
Jade Tubb, 33 vjeçe (britanike)
Sipas hetimeve paraprake, katër të dyshuarit dyshohet se janë përfshirë në të paktën 37 raste vjedhjesh me dhunë, të kryera midis tetorit 2024 dhe marsit 2025. Vjedhjet kanë pasur në shënjestër sende me vlerë të lartë, si ora luksoze dhe çanta të markave të njohura, disa prej të cilave janë sekuestruar gjatë kontrolleve policore.
Arrestimet janë kryer në kuadër të një operacioni të zgjeruar policor, dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen në paraburgim, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse grupi ka lidhje me rrjete të tjera kriminale aktive në vend apo jashtë tij.