JiL.al - Jeto i Lumtur

Vllaznia feston 105-vjetorin, klubi më i vjetër shqiptar i futbollit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

105 vjet, Vllazni! Ditë e shënuar për Vllazninë, klubin më të vjetër shqiptar të futbollit.

Si sot 105 vite më parë, sportistë të njohur shkodranë të asaj kohe, do të formonin formonin Shoqërinë Sportive Vllaznia, që do të kujdesej për shumë sporte përfshirë futbollin.

Në fakt, futbolli si lojë u njoh në Shkodër që në vitin 1908, kur një prift maltez, i njohur me emrin At Gut Ruter, solli një top futbolli në qytet për t’ua mësuar këtë lojë të bukur të rinjve shkodranë.

Shkodra, ky djep i futbollit shqiptar, për më shumë se një shekull ka nxjerrë me qindra futbollistë të shquar, që kanë dhënë kontribut për Vllazninë, skuadrat e tjera shqiptare dhe pa dyshim për përfaqësuesen e Shqipërisë.

Vllaznia është një nga skuadrat më të titulluara në vend (bashkë me Tiranën, Dinamon dhe Partizanin) me 9 tituj kampion, 8 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

/sot.com.al

Scroll to Top