JiL.al - Jeto i Lumtur

Vodhi para në një hotel ku punonte, shpallet në kërkim recepsionisti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 17-vjeçar në Tiranë është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se vodhi një shumë parash në një hotel ku punonte si recepsionist.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se hoteli ku janë vjedhur paratë ndodhet në rrugën ‘Fortuzi’ në kryeqytet.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist.

Scroll to Top