
Nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari, i cili është pronar i pikës së skrapit ku dhe u gjet automjeti i vjedhur.
Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap.
Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin.