Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj të Kosovës.
Mediat në Kosovë raportojnë se një grua ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Viktima është qëlluar me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.
Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.
“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, tha kryeprokurori.