Vodhi disa produkte në një biznes, vihet në pranga 38-vjeçari

Editor
1 Min Read

Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Kranë të Sarandës.

Ky shtetas ka vjedhur disa produkti në lokalin e një shtetasi.

Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Zbardhet vjedhja në një lokal në fshatin Krane.
Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjes së disa produkteve, në lokalin e shtetasit Th. D., në fshatin Krane, Finiq, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 38 vjeç, banues në Delvinë.
Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *