Vodhi dy automjete brenda 24 orëve, arrestohet i riu Emri

Jil
Jil
2 Min Read

Policia bën të ditur se Françesko Doçi ka kryer dy vjedhje në qytetin e Laçit brenda 24 orëve.

KURBIN- Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit, pasi akuzohet për vjedhje. Policia bën të ditur se Françesko Doçi ka kryer dy vjedhje në qytetin e Laçit brenda 24 orëve. Gjithashtu është sekuestruar si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestojnë në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të kryera në qytetin e Laçit, brenda një harku kohor prej 24 orësh. Sekuestrohen si prova materiale automjeti i vjedhur dhe sendet e tjera të vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit A. B., për vjedhjen e automjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, të parkuar në qytetin e Laçit, Policia organizoi veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit dhe identifikimin e autorit.

Falë informacioneve të grumbulluara, automjeti u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, ku u kap në flagrancë edhe autori i dyshuar, Françesko Doçi, 26 vjeç, banues në Laç, në momentin që po tentonte të largohej me automjetin, me qëllim shitjen e tij në një qark tjetër.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se po ky shtetas, më datë 13.06.2025, kishte thyer xhamin e një automjeti tjetër, në pronësi të shtetasit B. K., të parkuar në Laç, dhe kishte vjedhur disa sende në brendësi të tij.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 26-vjeçari F. D., për veprat penale “Vjedhja”, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania