Vodhi para, bizhuteri me vlerë një banesë arrestohet skifteri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHKODËR- Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi akuzohet se hyri me forcë brenda një banese duke vjedhur para, bizhuteri dhe sende me vlerë. Në pranga ka përfunduar shtetasi Besard Hasani. Ky i fundit gjatë kohës kur nuk kishte njëri në shtëpi ka hyrë në banesën e shtetasit E. N..

Në këtë banesë Hasani dyshohet se ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë dhe me automjetin. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor “Gjurmimi”

Kishte vjedhur me thyerje një banesë, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, një automjet dhe dy celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi E. N.,25 vjeç, se i kishin vjedhur me thyerje në banesën e tij, bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, ku u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 34 vjeç, banues në Shkodër.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë kohës kur nuk kishte njëri në shtëpi ka hyrë në banesën e shtetasit E. N., ku dyshohet se ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme, një pjesë e të cilave u gjetën gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçarit dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy celularë dhe me automjetin.

Vijon puna nën drejtimin Prokurorisë për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top