Vodhi para në një banesë, vihet në prangat e policisë 49-vjeçari

Editor
2 Min Read

Një 49-vjeçar me inicialet Sh. B., është arrestuar në Kukës pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në një banesë. Mësohet se në banesën e 49-vjeçarit, u gjetën të fshehura 19 500 lekë, të dyshuara të vjedhura në banesën e kallëzueses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Zbardhet brenda pak orësh, vjedhja e një shume parash, në banesën e një 39-vjeçareje. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, të cilit iu gjetën të fshehura në banesën e tij, një pjesë e parave të vjedhura.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga një shtetase 39 vjeçe, se në banesën e saj në qytetin e Kukësit, i ishte vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës organizuan punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve të kësaj vjedhjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit Sh. B., 49 vjeç, banues në Kukës. Gjithashtu, u gjetën të fshehura në banesën e 49-vjeçarit, 19 500 lekë, të dyshuara të vjedhura në banesën e kallëzueses. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *