JiL.al - Jeto i Lumtur

Përfundojnë në pranga dy zyrtarë, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se i ka arrestuar dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, me inicialet I.M., dhe A.G.,nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën duke mundësuar falsifikimin e dokumenteve të identifikimit për një person tjetër.

Ata dyshohet se i kanë ndihmuar një personi me inicialet F.A., të pajiset me dy identitete të tjera të rrejshme, përveç dokumentit të tij të vlefshëm identifikues si shtetas i Kosovës.

Policia greke sekuestron mbi 21 kg marijuanë në Selanik, vinte nga Shqipëria
“Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme”, tha Policia në një komunikatë.

Ata akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, tha policia.

Ata janë marrë në pyetje nga policia të hënën dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka urdhëruar mbajtjen e tyre në paraburgim për 48 orë, në pritje të procedurave të tjera ligjore./REL

Scroll to Top