Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët (FOTO)

Jil
Jil
1 Min Read

Londër- Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje.

Sipas Policisë Britanike të Transportit u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeç, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeç.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.

Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

Superintendenti i Detektivëve Sam Blackburn e quajti sulmin “absolutisht të pakuptimtë dhe tragjik” dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania