JiL.al - Jeto i Lumtur

Vranësira dhe reshje shiu, si do jenë temperaturat sot

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Si pasojë e kalimit të një ftonti të ngrohtë atmosferik nga Jugperëndimi i Europës drejt Ballkanit, ka sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të vranësirave, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu, më të theksuara në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit mdërsa jugu paraqiten vetëm me momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve amtosferike në të gjithë territorin e vendit.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore 3°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugor.

Kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës paraqitet përgjatë gjithë 24-orëshit nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura KU herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore në zona të thella malore.

Pritet që intervalet me kthjellime më të dukshme të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat dhe shirat të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës POR sasia e tyre do të jetë e pakët.

Ndërkohë Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR mbeten njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë C vlera më e ulët deri në 15 gradë C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Scroll to Top