JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja me armë zjarri e të rinjve në Velipojë, arrestohen dy persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagrad, që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha. Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë.

Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagrad, që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha. Ndërkohë që nga përplasja fizike mes tyre, Zagardi ka mbetur i plagosur në këmbë. Në kërkim nga policia janë shpallur dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, që dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes së dyfishtë.

NGJARJA

Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi U qëlluan nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.

Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin dhe kuzhinierin. Për këtë ngjarje, si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme. Mbrëmjen e djeshme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, ndërsa vdekja e tyre u konfirmua në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Viktimat u qëlluan në gjoks

Grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për sigurimin e provave dhe për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Viktimat kanë marrë plumba në gjoks dhe zonën e barkut. Ersild Ishmi është qëlluar tre herë, dy nga plumbat e kanë goditur në gjoks dhe një në bark. Po tre plumba ka marrë edhe Arsid Hoxha, dy në bark dhe një në gjoks. Autorët, pronarë të hotelit kanë qëlluar plot 6 herë me armë zjarri pistoletë.

Scroll to Top