Vrasja e dyfishtë në Shkodër, policia kontrolle blic në banesën e motrës së Mustafa Licit, gjen katër armë zjarri

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit, i cili dyshohet se qëndron pas atentatit të sotëm në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe 2 të tjerë të plagosur.

Sipas informacioneve, mësohet se gjatë kontrollit janë gjetur katër armë. Ekzistojnë dyshime se Ragip Gila, autori i vrasjeve, vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici.

Në polici janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Barush Bregu.

Në deklaratën e tij të parë, dhënë në polici, autori i krimit Ragip Gila është shprehur se objektivi i tij ka qenë vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të.

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më ka kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me Ergogen Vason dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, mësohet të ketë thënë autori i dyshuar Gila pas marrjes në pyetje në polici.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania