Vrasja e Ermir Dedjas, policia identifikon dhe shpall në kërkim dy persona

Jil
Jil
2 Min Read

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja.

Burime nga grupi i hetimit konfirmojnë për mediat se hetimet po ecin në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat.

Të njëjtat burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dy personat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës.

Mësohet se personat e shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët të cilët mendohet të kenë qenë dy persona të tjerë.

Ndërkohë, ekspertët e kriminalistikës kanë arritur të gjejnë prova dhe i kanë dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe presin rezultatet e analizave.

Për shkak të angazhimit intensiv të 29-vjecarit në aktivitete të ndryshme kriminale përgjatë viteve të fundit, policia ka ngritur disa pista hetimi të cilat janë bërë shkak për ekzekutimin e Ermir Dedjas, personazh i njohur jo vetëm për policine lokale.

Ermir Dedja u qëllua për vdekje në orët e vona të mbremjes së ditës së hënë, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave të tjerë. Ai mori një plumb në gjoks çka i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania