Detaje të reja janë mësuar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Gjykata ka aktualisht nën gjykim dosjen në ngarkim të shtetasve Mehmet Greca, Taulant Ymeri, Riza Muja. Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.
Gjykata: Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin e dëshnitarëve, për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim në vendngjarje.
Në lidhje me dëshmitarët – tha gjykata- prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë, pasi vendimi nuk është ankimuar.
Gjykata: Nga verifikimi i kryer tha gjyqtarja Marsela Pepi – rezulton se për tre shtetasit e tjerë Mehmet Greca , Taulant Ymeri, Riza Muja më datë 20 prill 2023 është dorëzuar dosja për gjykim dhe aktualisht është nën gjykim.
Ndaj shtetasit Klement Xhaferrit çështja është pushuar.