
Gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë një panoramë të sagës së vrasjeve mes familjes Kaza dhe Gjoni. Pjesë e panelit të emisionit Top Story në Top Channel, ajo u shpreh se fakti që Pjetër Kaza u vra në derën e shtëpisë së tij tregon që kjo ngjarje lidhet me pistën e hakmarrjes, ku 57-vjeçari është viktima e pestë.
”Vrasja në Lezhë është një tregues që kanë dështuar disa kode qoftë sociale, kanunore dhe hetimit. Zanafillën e ka në vitin 1994 dhe sot flasim për një person që ka qenë i pafajshëm, më 7 janar 1994 Ndue Kaza vëllai i viktimës së Pjetrit, ka qenë një person i arsimuar, por për shkak të kushteve ai u vesh si polic, bëri një kurs siç ka qenë në atë vite por arsimimin e kishte si mësues matematike.
Në një nga kontrollet u ndesh me dy persona të armatosur dhe ata e qëlluan.
Më pas vëllai i tij kreu vrasjen e personave që i kishin vrarë vëllain. Ngjarja u përsërit në 2004 kur Kanuni vrau edhe jashtë territorit në Belgjikë ku u vra vëllai tjetër i Pjetrit dhe nipi i viktimës së vitit 1994, dy viktima me dy viktima, do ishte mbyllur me një vrasje.
Por Pjetër Kaza u vra në derën e banesës, autorët mund të kishin shumë hapësira për eliminimin se ai ishte kthyer nga puna, por ky ishte një mesazh që ata kanë dashur të përcjellin, policia i ka orientuar hetimet drejt kësaj piste, se ai nuk kishte konflikte të tjera.
Nga komunikimet që kam pasur me familjen Kaza, nga familja Gjini ka pasur tentativa për pajtim, se në ’94-ën u vra nga një pakujdesi dhe ata nuk qëlluan ndaj familjes Kaza por ndaj uniformës së policisë, se ishin ndjerë të kërcënuar”, tha Bezat./tch