
DIBËR- Gjykata e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi masën e “arrestit në burg” për dy autorët e arrestuar në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit, Renis Dobra. Gjykata mori vendimin për të lënë në burg Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin.
Bushgjoka së bashku me Cakrrin akuzohen se më datë 8 korrik kanë rrëmbyer dhe vrarë Renis Dobrën. 23-vjeçari u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka, Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjecarit.
Dy vëllezërit që janë në këkrim. Ndërkohë rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.
Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.