
TIRANË- Dy autorët të vrasjes së Renis Dobrës janë arrestuar nga policia disa ditë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se gjithashtu është shoqëruar në polici e dashura e një prej autorëve të arrestuar.
Vajza e shoqëruar është e dashura e Fatjon Bushgjokës. Ajo mësohet se u shoqërua gjatë operacionit për arrestimin e Fatjon Bushgjokës, i cili u vendos në pranga në Tiranë. Mësohet se ajo nuk është e implikuar në vrasje, por mund të pyetet mbi lëvizjet e tij. Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dz vëllezërit e Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka.
Si ndodhi ngjarja
Babai i Renisit, kallzoi në komisariat pasi nuk ka mundur të lidhet me të birin për disa orë. Menjëherë pas kallëzmit në komisariat efektivët nisën kërkimet. Pas disa orëve kërkime u bë me dije se trupi i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh të Matit. Automjeti me të cilin i riu kishte dalë nga shtëpia kishte rënë në ujë. Një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë po heton për një vrasje të mundshme, pasi në trupin e të ndjerit u gjetën gjurmë të mbytjes me litar, pasi ka shenja të dukshme në qafë.