Vr*asja e trefishtë, Bosnjë e Hercegovina shpall Ditë Zie Kombëtare

Editor
2 Min Read

E hëna e 26 gushtit është shpallur Ditë Zie në entitetin Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës si pasojë e vrasjes së trefishtë që ndodhi javën e kaluar në Sanski Most, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Dita e varrimit të viktimës së fundit të krimit tragjik në Shkollën e Mesme në Sanski Most, 26 gusht 2024, shpallet si Dita e Zisë në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës,” thuhet në vendimin e qeverisë së entitetit, i cili u miratua në seancën e datës 23 gusht.

Tre persona u vranë të mërkurën, më 21 gusht, në një sulm me armë zjarri në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa sulmuesi mbeti i plagosur rëndë gjatë tentativës për vetëvrasje.

Sulmuesi hapi zjarr me një pushkë automatike ndaj tre punonjësve të Gjimnazit, ku mbetën të vrarë drejtori, sekretari dhe një mësues i anglishtes.

I dyshuari për vrasjen e trefishtë është një punonjës i qendrës së shkollës së mesme në Sanski Most.

Motivi i vrasjes së trefishtë ende nuk është krejtësisht i qartë.

Dita e Zisë shënohet me uljen e flamurit të Bosnjës dhe Hercegovinës në gjysmështizë, në ndërtesat e autoriteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore, institucionet publike, institucionet dhe entitetet e tjera juridike në territorin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës./ REL

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *