JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja në Astir, policia arreston shokun e viktimës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia e Tiranës, ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, ku mbeti i vrarë me thikë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari.

Ky i fundit u godit 4 herë me thikë nga 25-vjeçari, tashmë i arrestuar Darmian Keli, i cili pretendon se viktima i kishte ngacmuar të fejuarën.

Gjithashtu, policia bën me dije se ka vënë në pranga dhe një 33-vjeçar, i cili ishte drejtues i një motori dhe me këtë mjet, në gjendje të dehur, po shoqëronte në spital mikun e tij, Amarildo Hoxhallarin.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.

Scroll to Top