Vr’asja në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës

Jil
Jil
1 Min Read

Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës për vrasjen e trefishtë që tronditi sot në mesditë Gjilanin.

Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babain e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201“, njofton Policia e Kosovës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania