
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin ditën e sotme, duke sqaruar se autori i dyshuar është Elvis Shkambi, djali i Gjon Shkambit, i cili u dyshua më herët se kishte kryer aktin e rëndë.
30-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy shtetasve Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç, babë e bir.
Njoftimi i policisë:
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.