Vrasja në Podujevë, del foto e viktimës dhe autorit. Bashkim Spahiu u qëllua me 10 plumba brenda në makinë

Jil
Jil
1 Min Read

Bashkim Spahiu dhe Arbër Havoll PODUJEVË- Personat që shihni në foto janë Bashkim Spahiu i cili u vra mbrëmje e kaluar në Podujevë dhe autori Arbër Havolli. Bëhet me dije se viktima është qëlluar me 10 plumba në makinën e tij. Ndërsa vrasësi është identifikuar si Arbër Havolli, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30. Po ashtu nga policia është bërë e ditur edhe se hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbadhjen e plotë të rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

‘‘Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast’’, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania