Vrasje! Një burrë qëllohet tre herë me thikë, zbulohet identiteti

Jil
Jil
2 Min Read

Klos, 11 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë me plagë të shumta në trup.

Viktima është identifikuar si Selim Velsula, banor i zonës, i cili dyshohet se është goditur me thikë të paktën tre herë në gjoks. Trupi i tij është gjetur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Pranë trupit të pajetë është gjetur edhe mjeti i krimit – një thikë e përgjakur, që dyshohet se është përdorur për goditjen e viktimës.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Deri tani, nuk ka të dhëna për autorin apo motivin e krimit, ndërsa po merren në pyetje banorë të zonës dhe persona të afërt me viktimën.

Nga ana e saj, Policia e Matit ka nisur hetimet nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht orën dhe shkakun e vdekjes.

Klos / Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania