
Në kuadër të hetimeve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më herët gjatë ditës në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, si dhe u plagosën Erogen Vaso dhe Meri Kaceri, Policia ka kryer një kontroll blic në banesën e motrës së Mustafa Licit, emër i njohur për autoritetet.
Sipas burimeve nga terreni, gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri, të cilat janë dërguar për ekspertizë balistike për të verifikuar nëse ndonjë prej tyre është përdorur në atentatin e sotëm.
Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gila, i cili ndodhet në pranga, dyshohet se ka vepruar për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër në familjen Lici. Pistat hetimore janë përqendruar në lidhjet e ngushta mes autorëve të dyshuar dhe grupeve kriminale që operojnë në veri të vendit.
Hetimet zbulojnë lidhje të mundshme mes atentatit dhe grupeve kriminale