JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrau Alma Qevanin, Gjykata Elbasan dënon me burg përjetë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vrau Alma Qevanin, Gjykata Elbasan dënon me burg përjetë Tefik Tashi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.532 i vitit 2023 më të dhëna që bëjnë fjalë për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, me të pandehur Tefik Tashi me viktimë shtetasen Alma Qevani.

Ka rezultuar se më date 17.05.2023, rreth ores 13.00 ne Fshatin Kusarth, Elbasan, i pandehuri Tefik Tashi ka vrarë me sopatë shtetasen Alma Qevani, të cilën e kishtë motrën e bashkëshortes së tij.

Pas shqyrtimit gjyqësor, në datë 17.07.2024 nga Prokurori është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me vendimin dt.17.07.2024 ka vendosur deklarimin efajtor dhe dënimin e të pandehurit Tefik tashi me burgim të përjetshëm.

Vendimi i Gjykatës Elbasan:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN Elbasan, më 17.07.2024

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi vendimmarrjen nё lidhje me çёshtjen nё ngarkim tё pandehurit T.T., arrestuar mё datё 17.05.2023, akuzuar pёr veprёn penale tё parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal “Vrasje pёr shkak tё marrёdhёnieve familjare”, me viktimё shtetasen A.Q,.

Sot më datë 17.07.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar z. Artur Prenga; Anëtarë: Gjyqtar z. Elis Dine dhe Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli, pas shqyrtimit në seancë gjyqësore me vendimin Nr. 406 (13-2024-3713) të datës 17.07.2024:

VENDOSI

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.T për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” të parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. 2. Vuajtja e dënimit për të pandehurin T.T të fillojë nga dita e arrestimit të tij datë 17.05.2023, dhe të vuhet në një burg të sigurisë së lartë. 3. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruar, konkretisht “sopatë” të asgjesohet si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës peale; sendet telefon celularë t’i kththen pronarit ose poseduesit të ligjshëm. 4. Shpenzimet proceduriale të parapaguara nga shteti, si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. 5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

U shpall sot në Elbasan, më datë 17 Korrik 2024.

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

Si ndodhi ngjarja?

Tefik Tashi masakroi me sopatë kunatën e tij për një telefonatë pa përgjigje nga ana e saj.

Bashkëshortja e autorit të të krimit, Etleva Qevani deklaroi në atë kohë se gjithçka nisi pasi motra e saj nuk i kishte hapur telefonin 58-vjeçarit dhe se kjo kishte bërë që ai të revoltohej.

“Ishte nxehur sepse nuk hapi telefonin. Unë nuk kisha telefon, isha bashkë me motrën dhe ai mori motrën.

Ishim të dyja në arë. Kaq di të them, ishte i nxehur sepse nuk hapi telefonin. Edhe më herët kanë pasur konflikte, por për gjëra të kota. Për punët e shtëpisë.

Në shtëpi ndodhin shumë gjëra. Me mua nuk kishte konflikte. Një herë ka ndodhur që janë zënë shumë keq, ai kishte pirë raki. Që në atë kohë motra nuk ka pasur konsideratë për të.

Ne kemi dy vite që ishim martuar, jetonin këtu në këtë zonë. Konflikti nisi për telefoni, përse motra nuk e hapi. Në fillim erdhi policia më pas erdhi ambulanca.

Unë dua drejtësinë, dënimin deri në fund sepse e ka hak. Nuk ka pasur konflikt me mamanë dhe babanë tim. Kjo gjë ishte shumë e papritur, nuk e dimë se çfarë pati. Ai erdhi nga puna…”, tha ajo.

Scroll to Top