Vrau djalin e tij, dënohet me 25 vite burg babai

Editor
2 Min Read

Naim Smajli është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata e Apelit në Prishtinë për vrasjen e djalit të tij. Gjithashtu Smajli ishte dënuar më 08.03.2024 nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje me dënim unik prej 25 vite dënim me burgim.

Vendimi i Apelit konfirmoi dënimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore, refuzuar ankesat e Prokurorisë dhe mbrojtësit të të akuzuarit.

“Refuzohen si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore – DKR në Prishtinë dhe mbrojtësit të akuzuarit N. S., ndërsa, aktgjykimi i Gjykatës Themelore – DKR në Prishtinë vërtetohet”, thuhet në vendimin e Apelit të datës 02.07.2024.

Avokati i tij kishte kërkuar rikthimin e rastit për gjykim të ri dhe ndryshimin e kualifikimit të ngjarjes, duke argumentuar mungesën e drejtësisë në procedurat hetimore.

“Me arsyetim se diapozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i pakuptueshëm, kundërthënës në brendinë e tij dhe me arsyet e aktgjykimit, në të nuk janë paraqitur arsyet lidhur me faktet vendimtare edhe ato pak arsye që janë paraqitur janë në kundërthënie të plotë ndërmjet asaj që paraqitet në arsyetimin e aktgjykimit lidhur me përmbajtjen e shkresave në lëndë”, theksohet ankesa e Abit Asllanit, avokatit i të dënuarit, në aktgjykimin e Apeli

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *