Shqiptari akuzohet për vdekjen e dhunshme të një italianit 43-vjeçar në Leverkusen në vitin 2010.
Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia holandeze në aeroportin e Roterdamit, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje që ka ndodhur 14 vjet më parë në Gjermani. Sipas raportimeve nga aussiedlerbote.de, shqiptari akuzohet për vdekjen e dhunshme të një italianit 43-vjeçar në Leverkusen në vitin 2010.
Ngjarja ndodhi kur trupi i pajetë i italianit u gjet anash një autostrade në Leverkusen. Shqiptari është akuzuar për përfshirje në këtë vrasje, në bashkëpunim me një tjetër individ, një 54-vjeçar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, por që tashmë kishte ndërruar jetë. Fillimisht, hetimi për këtë krim kishte mbetur i pazgjidhur, por në vitin 2022, hetuesit e policisë së Këlnit për “rastet e ftohta” rihapën çështjen.
Teknologjia e avancuar e mjekësisë ligjore ka mundësuar ri-analizimin e gjurmëve dhe ka zbuluar lidhjet me shqiptarin dhe të ndjerin. Trupi i 43-vjeçarit italian ishte gjetur i mbështjellë në një qese plehrash blu dhe ishte identifikuar shpejt nga tatuazhi i dukshëm në trup.
Hetimet për këtë ngjarje tragjike vazhdojnë, duke përfshirë kërkimin për persona të tjerë të mundshëm të përfshirë dhe sfondin e vrasjes.