Vrau me thikë kushëririn në Klos, lihet në burg Hazbi Velsula, “kyç” gojën para togave të zeza

Jil
Jil
1 Min Read

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 32-vjeçarit Hazbi Velsula, i cili akuzohet si autor i vrasjes me thikë të kushëririt të tij Selim Velsula, 65 vjeç, krim i regjistruar të mërkurën në fshatin Xibër-Murriz të Klosit

Mësohet se ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë para togave të zeza për motivin e krimit, duke kërkuar prani të avokatit mbrojtës dhe duke refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Sipas autoriteteve policore, para se të vritej 65-vjeçari, dy kushërinjtë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Pas krimit, Hazbi Velsula kishte shkuar në banesën e të vëllait në zonën e Alliasit në Tiranë, ku edhe u arrestua nga Policia.

“Nga veprimet e kryera, dyshohet se shtetasit Hazbi Velsula dhe Selim Velsula fillimisht janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe më pas shtetasi Hazbi Velsula e ka goditur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Selim Velsula, duke i shkaktuar vdekjen.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania