Vrau shokun në Babrru, 38-vjeçari largohet i qetë në këmbë nga vendngjarja duke folur në telefon

Jil
Jil
1 Min Read

Pamjet e siguruara tregojnë Arlind Demushin, 38-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismailgeci, duke u larguar nga vendi i ngjarjes në Babrru.

Në video, Demushi shihet duke folur në telefon ndërsa ecën, duke rregulluar rrobat dhe duke fshehur dorën që duket se ka gjak, duke e futur në xhep. Pas kësaj, ai largohet qetësisht në errësirën e lagjes, për t’u arrestuar më vonë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali ku viktima dhe autori i dyshuar ishin duke konsumuar alkool së bashku.


Hetimet paraprake tregojnë se konflikti, i nisur për motive të dobëta, përfundoi me sulmin me mjet prerës nga Demushi, që i shkaktoi vdekjen viktimës.

Dosja procedurale është referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania