JiL.al - Jeto i Lumtur

Vriten 29 persona, ushtria bën thirrjen e fortë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ushtria e Izraelit i ka kërkuar të gjithë banorëve të qytetit të Gazës që të evakuohen për në jug, pas shtimit të ofensivës në qendër të enklavës.

Për këtë janë hedhur dhe fletpalosje nga ajri ku jepen këto udhëzime: “Të gjithë banorët e qytetit Gaza duhet të largohen nga zona e rrezikshme e luftimit”.
Ushtria izraelit ka përcaktuar dhe rrugë të sigurta. Por Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë për urdhrin e evakuimit. Kjo lëvizje e shtetit hebre vjen pas tragjedisë së rëndë në Kan Junis.

Pas sulmit izraelit në një shkollë, të kthyer në strehimore për të zhvendosurit, humbën jetën të paktën 29 persona, shumica gra dhe fëmijë.
Ushtria e Tel Avivit konfirmon se ka hapur një hetim për rastin tragjik, që është dënuar ashpër nga disa vendeve perëndimore, përfshirë Gjermaninë.

“Objektivi ishte një terrorist i lëvizjes islamike palestineze që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit”, thuhet në një reagim të ushtrisë.

Scroll to Top