Vritet futbollisti i Panamasë

Jil
Jil
1 Min Read

Ndërkombëtari i Panamasë, Gilberto Hernández, u qëllua për vdekje këtë të dielë në Colón, një qytet me një nga nivelet më të larta të vrasjeve në atë vend.

Sipas ‘Olé’, që citon burime policore, dy persona kanë zbritur nga një automjet dhe kanë qëlluar në drejtim të një grupi që ndodhej në atë zonë, ku përfshihej edhe Hernández, 26 vjeç. Lojtari u transportua në spitalin e urgjencës, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Duhet theksuar se Gilberto Hernández luajti kundër Argjentinës një miqësore për kombëtaren e tij në mars të këtij viti. Në atë kohë, qendërmbrojtësi bëri foto me Lionel Messin dhe Di María.

CAI Panamá, skuadra që përfaqësonte Hernández, tashmë ka shprehur ngushëllimet për atë ndodhi në mediat sociale: “Klubi Atlético Independiente Panamá vajton vdekjen e lojtarit tonë. Ne jemi të bashkuar në dhimbjen e fëmijëve tanë, familjes dhe miqve tanë. Fluturoni lart, lider dhe dy here kampion i kohës”,- lexohet në mesazhin e lënë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *