Vritet ish-boksieri shqiptar në Gjermani

Editor
1 Min Read

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur në një restorant dhe më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga aty.

Boksieri kosovar, Besar Nimani, është vrarë këtë mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve, një grup prej pesë deri në gjashtë burra ishin ulur në një restorant dhe më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga aty. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë, ku thuhet se u dëgjuan gjashtë deri në tetë të shtëna, transmeton Gazeta Express.

Nga këto të shtëna i vdekur ka mbetur 39-vjeçari, Besar Nimani.

Ndaj mitrovicasit thuhet se kishte pasur sulm edhe në vitin 2013.

Mediumi gjerman “Bild” bëri të ditur se policia dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje, por mjekët e urgjencës nuk mundën të bënin asgjë, pasi Nimani ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje.

Autori ose autorët e panjohur janë në arrati.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *