Vritet me armë 40-vjeçari shqiptar në Itali

Editor
1 Min Read

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve ka përfunduar me vrasjen e një shqiptari në Garbagnate Milanese, Itali. Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në Via Varese. Nga informacionet e para, një shqiptar rreth 40 vjeç u qëllua me armë nga fqinji i tij pas një debati.

I moshuari, sipas mediave italiane, pasi kishte debatuar me shqiptarin, kishte rrëmbyer armën. Ai dyshohet se fillimisht qëlloi në ajër dhe më pas drejt 40-vjeçarit. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të urgjencës, shqiptari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Autori i dyshuar u arrestua, teksa policia po punon për të rindërtuar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *