Vritet me armë zjarri një person i dënuar për vrasje

Jil
Jil
1 Min Read

Vau i Dejës- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:00, në fshatin Paçram të njësisë administrative Vau i Dejës.

Shtetasi Frrok Lleshaj, 65 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugë nga kalimtarë të rastësishëm. Dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri ndërsa po lëvizte si këmbësor.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima ka qenë i dënuar më herët për vrasje, çka ka ngritur dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me një rast hakmarrjeje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Hetimet janë në vijim.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania