Vr*tet kryebashkiaku austriak!

Editor
1 Min Read

Kryetari i një qyteti verior të Austrisë u qëllua për vdekje të hënën në mëngjes dhe i dyshuari është në arrati.

Sipas mediave të huaja, Franz Hofer, kryebashkiaku i Kirchberg ob der Donau, u vra në Altenfelden, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Republikën Çeke.

Një burrë i dytë gjithashtu u qëllua për vdekje pak me vone, tha zëdhënësja e policisë së Austrisë së Epërme Ulrike Handelbauer.

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes dhe një operacion policor në shkallë të gjerë me helikopterë dhe forca speciale është duke u zhvilluar, tha ajo.

“Fatkeqësisht, ne supozojmë se autori që po kërkojmë mund të jetë duke mbajtur armën”, ka thënë Handelbauer, sipas mediave lokale.

Policia i tha CNN se shkaktari i krimit dukej të ishte një mosmarrëveshje mbi të drejtat e gjuetisë./CNN

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *