Vuçiç telefonatë me presidentin francez, zbardhen diskutimet

Editor
1 Min Read

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se ka biseduar në telefon me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Presidenti serb në postimin e tij për këtë bisedë ka thënë se ka folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë.

Vuçiq shkruan se në këtë bisedë telefonike ka thënë se dialogu duhet të zërë vend të lartë në agjendën e BE-së me një angazhim të fortë diplomatik që kërkon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes për Normalizim dhe formimin e Asociacionit, pa i përmendur detyrimet e Serbisë.

“E ritheksova se kjo çështje duhet të vazhdojë të zërë një vend të lartë në agjendën e BE-së, me angazhim të fortë diplomatik që synon realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociaconit të Komunave Serbe, si bazë për ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë. për popullin serb”, ka shkruar Vuçiq pas bisedës.

Kjo bisedë vjen pak ditë para takimit të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq i caktuar të mbahet më 26 qershor në Bruksel.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *