Xavi: Ikën duke fituar titullin

Jil
Jil
1 Min Read

Pesë ndeshjet e mbetura deri në fund të La Ligës do të jenë edhe pesë ndeshjet e fundit të Sergio Busquets me fanellën e Barcelonës.

Mesfushori spanjoll njoftoi largimin e tij nga “katalanasit” gjatë javës dhe në konferencën për ndeshjen kundër Espanyol-it, trajneri Xavi ka dashur të flasë ëmbël për kapitenin e tij.

“Është shumë e rëndësishme që Sergio të largohet duke fituar dhe duke u ndjerë i rëndësishëm.

Lamtumira e tij ndikon në ekipin tonë, por është vendimi i tij, është vendimi i një miku tim, lojtari më i zgjuar me të cilin kam luajtur.

Ai ishte 10 në gjithçka, sjellje, stërvitje, qëndrim, në futboll.”-tha trajneri i Barçës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *