Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar përmes një shkrimi për Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Sipas tij, ndërtimi i Xhamisë nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD-së i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist komunitetit mysliman, të cilën, sipas tij e pengoi për 11 vite Edi Rama si kryetar Bashkie.

Berisha dënon ndërhyrjen e Turqisë, me përjashtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar nga kjo ceremoni.

Shkrimi i plotë

Sot inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Të dashur miq, inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë. Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie.

Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inaugurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit mysliman dhe ndërtimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe presidentit të Republikës së Turqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financimin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besimtarëve myslimanë turq për besimtarët myslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohjen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirëpo kjo bujari e besimtarëve myslimanë të Turqisë u përdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së myslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi.

Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inaugurim kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët mysliman të Shqipërisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare.

Ajo konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët mysliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Scroll to Top