Xheneta habit rrjetin me deklaratën për Egli Takon! Ish-banorja e BBVIP4 e uron publikisht, ja për çfarë!

Jil
Jil
1 Min Read

Edhe pse “Big Brother VIP Albania 4” ka mbyllur dyert, Xheneta Fetahu nuk e ka mbyllur ende kapitullin me disa nga personazhet më të përfolur të shtëpisë. E ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ajo vendosi të flasë  ose më saktë, të mos flasë  për Egli Takon. E pyetur për të, Xheneta tha qetë e prerë:

“Nuk e njoh personalisht.”

Një përgjigje që tingëllon më shumë si “e njoh, por s’dua të flas për të”. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e saj për Gjestin, me të cilin pati një histori dashurie brenda shtëpisë së BBVK, përpara se ai të transferohej në BBVA ku dhe doli fituesi i këtij edicioni.

Për lidhjen e dikurshme? Pa komente.

Për statusin aktual të Gjestit, që “u martua” simbolikisht në shtëpinë e Big Brother? Xheneta u tregua diplomatike:

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania