
Në gjykatë Alibej është përgjigjur më së shumti duke thënë nuk e mban mend dhe kjo ka shkaktuar nervozizëm tek Xhuliano Hoxha. Gjatë përplasjes së tyre po diskutohej për një vajzë të identifikuar si Megi K., ish e dashura e Alibejt.
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka rrëfyer në gjykatë ditën e sotme për disa nga krimet e bëra. Gjatë deklaratave, Alibej është përplasur me të pandehurin Xhuliano Hoxha gjatë dëshmive lidhur me ngjarjet kriminale ku kanë qenë të përfshirë.
Në gjykatë Alibej është përgjigjur më së shumti duke thënë nuk e mban mend dhe kjo ka shkaktuar nervozizëm tek Xhuliano Hoxha. Gjatë përplasjes së tyre po diskutohej për një vajzë të identifikuar si Megi K., ish e dashura e Alibejt.
Xhuliano Hoxha: O Erjon, po kujtoje një gjë se më plase shpirtin. Pishmani im në jetë është që s’të vrava ty me dorën time.
Hoxha pyeti Alibejn nëse kishte dashur ta vriste Megi K., ndërsa ai iu përgjigj të pyeste Suel Çelën.
“E ke në Peqin Suel Çelën”, tha Alibej, duke i kërkuar ndjesë avokatit Sokol Hazizaj, që mbron Çelën në një tjetër proces.
Erjon Alibej u pyet gjithashtu dhe nëse do të bashkëpunonte përsëri me Nuredin Dumanin dhe Xhuliano Hoxhën për të vrarë Talo Çelën.
“Edhe me djallin për Talo Çelën”, tha i penduari i drejtësisë.