Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë

Editor
1 Min Read

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja raportojnë se ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri jashtë shtëpisë,

Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Video tregon autorin e armatosur, i cili  qëllon drejt yllit të TikTok-ut. Pamjet u konfirmuan nga burime të sigurta të policisë së Bagdadit për CNN.

Sawadi ndante në TikTok video duke kërcyer. Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga autoritetet gjyqësore në Irak.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *