Zbardhen detaje, katër persona u arrestuan pas përplasjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Katër persona, 3 prej të cilëve vëllezër, u arrestuan, një person u shpall në kërkim dhe një tjetër u procedua në gjendje të lirë, pas një konflikti fizik të ndodhur pasditen e djeshme në Plazhin e Durrësit.

Konflikti nisi pas përplasjes së dy automjeteve, ndërsa në sherr u përfshinë shumë persona.

Në vijim të hetimeve dhe veprimeve procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë 3 vëllezërit Altin Kraci, 42 vjeç, Edison Kraci, 36 vjeç, Robert Kraci, 32 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;  si dhe Agim Hasanbelliu, 22 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

jithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh, 35 vjeç, banues në Durrës, administrator i lokalit përpara të cilit ndodhi konflikti, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:50 të së enjtes, kur automjeti i drejtuar nga B. H. u përplas me automjetin e drejtuar nga Altin Kraci. Pas përplasjes, shpërtheu një konflikt fizik mes Altin Kracit dhe dy vëllezërve të tij me B. H. dhe Agim Hasanbelliun.

Gjatë veprimeve procedurale, Agim Hasanbelliu nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe ka dhënë deklarime të rreme, ndërsa A. Zh. dyshohet se ka hequr dhe fshehur pajisjen DVR të kamerave të sigurisë së lokalit për të penguar hetimet.

Policia po vijon punën për kapjen e Bujar Hasanbelliut dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush