JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen detajet nga mbledhja në Shkodër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ditën e sotme, në tryezat e përbashkëta mes anëtarëve të qeverisë dhe kryetarëve të bashkisë, të ndarë sipas temave të veçanta, është diskutuar situata në pushtetin vendor në gjithë vendin.

Kryetarët e bashkive shprehen shqetësimet e tyre në lidhje temat e caktuara dhe bashkë me qeverinë, së bashku lanë detyrat që duhet të ndiqen me një afat kohor të përcaktuar sipas axhendës së dakordësuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se në Shkodër po mbahet mbledhja e qeverisë, ku të pranishëm janë edhe kryetarët e bashkive.

“Kush performon më mirë do të ketë mbështetje nga Ministria e Financave kur shpërndan grantin e pakushtëzuar. Pra do ketë një dallim ndryshe për ato bashki që kanë performancë më mirë krahasuar me ato me probleme dhe ta zhytura në borxhe ndaj palëve të treta”, citohet të jetë shprehur kryeministri Edi Rama.

Si çështje të dytë kryeministri Edi Rama është ndalur në burimet njerëzore që punojnë në të gjitha bashkitë e vendit.

Është angazhuar në rishikimin e pagave duke i përafruar me ato të atyre që punojnë në qeverisjen qendrore pasi ka një disnivel shumë të madh.

Synimi ynë citohet të ketë deklaruar kryeministri Rama është unifikimi pagave të pushtetit vendor me ato në pushtetin qendror.

Ky disnivel pagash shikohet edhe po të krahasohet mes të punësuarve nga njëra bashki në tjetrën.

Përshembull nëse një inxhinier i punësuar në Bashkinë Durrës paguhet me 80.000 lekë, një inxhinier i punësuar në Bashkinë Fushë Krujë paguhet 40.000 lekë.

Scroll to Top