Zbulohen qytetet shqiptare me ajrin më të ndotur

Editor
2 Min Read

Tirana, Elbasani dhe Korça janë tre qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit për vitin e shkuar. Në këtë përfundim ka dalë Agjencia Kombëtare e Mjedisit në raportin e vitit 2023.

Bazuar në rezultatet e monitorimit kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit. Në stacionin e Tirana higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Sipas AKM, shkaku kryesor i ndotjes së ajrit në kryeqytet janë automjetet, në Korçë drutë e  zjarrit që përdoren për ngrohje, ndërsa në Elbasan aktiviteti industrial në zonën e Ish-metalurgjikut. Kjo situatë kryesisht në muajt e verë, e veçanërisht në korrik.

“Është djegur më shumë karburant si pasojë e shtimit të lëvizjes së automjeteve, por edhe avionëve. Gjithashtu temperaturat e larta amplifikojnë ndotësit e ajrit”, thotë për televizionin A2 Françeska Korançe, pedagoge, eksperte mjedisi.

Sipas gjetjeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, grimcat e dëmshme në ajër  mund të prodhojnë një “krizë të rëndë të shëndetit publik”. “Kjo shton sëmundjet e kancerit me 10 për qind. Gjithashtu shtohen sëmundjet kardiovakulare etj. “Ne nuk do duhej të kishim këta tregues. Kjo pasi nuk kemi industri apo prodhim energjie me djegie si vendet e tjera të Rajonit”, thotë Korançe.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, 23 për qind e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga probleme mjedisore që kthehen në probleme shëndetësore

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *