Pritja për ngjarjen e madhe të boksit Jake Paul kundër Mike Tyson sapo është rritur në një nivel tjetër pasi “Njeriu më i keq në planet” e goditi YouTuber-in gjatë takimit të tyre të fundit ballë për ballë. Megjithatë duket se ka një arsye pas incidentit.
Paul, 27 vjeç, dhe Tyson, 58 vjeç, do të hyjnë në ring në stadiumin “AT&T” në Arlington, Teksas, në orën 22:00 me kohën lokale të premten (15 nëntor), që barazohet me rreth orës 5 të mëngjesit të shtunën (16 nëntor) për shikuesit që hyjnë në ngjarja e “Netflix” nga Shqipëria.
Dhe pas një fillimi mjaft miqësor dhe të respektueshëm, të dy më në fund u përplasën në përballjen e fundit në peshimin të enjten, me Tyson-in që goditi Paul-in me shuplakë në anën e majtë të fytyrës së tij.
Paul-i e mori goditjen përpara se të lëshonte një paralajmërim për “Iron Mike” kur u intervistua nga gazetari i sporteve luftarake, Ariel Helwani.
Duke bërtitur para mikrofonit, Paul-i përsëriti premtimin e tij se Tyson-i do të përfundonte jashtë ringut. Por ai shkoi një hap më tej se kaq, duke shtuar: “Është personale tani, është personale tani. Ai duhet të vdesë”.
Arsyeja e shuplakës, megjithatë, dukej se kaloi pa u vënë re në atë kohë, por tani është hedhur dritë më shumë për atë që ka ndodhur duke zbuluar edhe arsyen e vertetë të reagimit të Tyson-it.
Duke parë videon e ngjarjes, ju mund të shihni qartë Paul-in duke shkelur këmbën e “Iron Mike”, me YouTuber-in të veshur me atlete ndërsa ish-kampioni i peshave të rënda ka vetëm çorape.
Tyson qartazi kundërshton faktin se u shkel aksidentalisht, duke goditur Paul-in përpara se të tregojë poshtë në dysheme, duke treguar që Paul-i qëndronte në gishtat e këmbës së tij të djathtë.