Zbulohet çfarë u tha Silvinjo kuqezinjve në dhomat e zhveshjes ndaj Letonisë

Jil
Jil
1 Min Read

Shqipëria mori fitore të rëndësishme ndaj Letonisë, falë golit të Kristjan Asllanit nga penalltia. Kështu akoma mbetet gjallë ëndrra për kualifikimin në Botërorin 2026.

Pas ndeshjes plot emocion ku bënte punë vetëm fitorja, sot është publikuar edhe fjala e Silvinjos në dhomën e zhveshjes.

“Çuna, patëm një problem. Ishte një ndeshje shumë e vështirë sonte. Urime të gjithëve. Keni bërë shumë mirë të gjithë. Kjo është rruga jonë, nuk ka rrugë tjetër. Më vjen shumë keq nëse dikush nuk luan në një ndeshje, por ishte një ndeshje shumë e vështirë. Edhe Marashi që u aktivizua vetëm 2-3 minuta, e kuptoj. Kam qenë futbollist, është ndjenjë e shëmtuar, por bravo.

Kur Asllani merr topin për të gjuajtur penalltinë, pashë secilin në pankinë, pashë Dakun dhe Hoxhën te linja e fushës. Bravo çuna, mbështeteni skuadrën tuaj, bëni më të mirën tuaj. Tani nuk e kemi më këtë problem. Bravo, punë shumë e mirë. Le të vazhdojmë kështu”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania