Zbulohet plantacioni me 12 mijë rrënjë kanabis në Shkodër, 4 në pranga, ‘bosët’ në kërkim

Jil
Jil
2 Min Read

Shkodër, 15 Qershor 2025 Policia e Shtetit ka vijuar me intensitet operacionin antidrogë të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike në zonat malore të qarkut Shkodër.

Bazuar në inteligjencën policore, si dhe monitorimin nga ajri me dronë dhe në terren me patrulla këmbësore, janë lokalizuar dhe asgjësuar gjithsej 12 203 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis sativa. Zonat ku u kryen ndërhyrjet dhe personat e proceduar Njësia administrative Pult, bashkia Shkodër U gjetën dhe u asgjësuan 455 bimë narkotike. Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë inxhinieri i pyjeve, shtetasi A. M., për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

Njësia administrative Temal, bashkia Vau i Dejës U asgjësuan 11 748 bimë narkotike. U proceduan penalisht:

Kryeplaku i fshatit Kllogjen, shtetasi Gj. G., për shpërdorim detyre.

Dy vrojtues pyjesh, shtetasit P. Sh. dhe F. G., po ashtu për shpërdorim detyre.

Policia bëri me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të tjerë të përfshirë në kultivim.

Strukturat e Policisë së Shtetit theksojnë vendosmërinë për të luftuar çdo formë të kriminalitetit dhe për të goditur veprimtaritë e paligjshme që cenojnë rendin, sigurinë dhe pasuritë natyrore të vendit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania