Zbulohet shtëpi bari në Tepelenë!

Editor
2 Min Read

Policia Rajonale ka ndëmarrë një aksion në zonën e Kurveleshit në Tepelenë pas disa informacioneve për prezencën e kanabisit.

Bimët narkotike ishin mbjellë në një ambient të mbyllur, të braktisur, teksa në momentin që është zbuluar nga policia kanë qenë të instaluar drita verbuese për ngrohje të përshtatur si shtëpi bari kultivuese

Burime informojnë se deri më tani janë zbuluar mbi 230 rrënjë kanabisi. Ndërkaq Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë akt ilegal. Aksioni për verifikimin e personave të tjerë vijon.

‘Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura’, informon policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *